Milan vazhdon monitorimin e Xhakës

Krerët e Milanit janë duke vazhduar monitorimin e gjendjes së Granit Xhakës te Borussia Monchengladbach. ‘Futbol Total’ shkruan se krerët e rossonerëve e duan Granitin në planet e tyre për stinorin e ri.

Xhaka këtë edicion ka qenë në top-formë për Borussian, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në futbollin gjerman.

Ai po kërkohet edhe nga skuadra kampione spanjolle, Atletico Madridi.