Milan rikthehet te fitorja, “tollovi” në kreun e tabelës

AC Milan ka arritur të fitoj tre pikë në Serie A, pas fitores në shtëpi ndaj Bolognas.

Braziliani Leao në minutën e 21-të hapi llogarinë për vendasit, duke shënuar pas asistimit të De Ketelaere, shkruan OLLE.

Pjesa e parë u mbyllë në epërsi për Rosonerët, ndërsa në pjesën e dytë, kampionët e Italisë siguruan fitoren.

Francezi Giroud në minutën e 71-të, pas asistimit të Leao, vulosi fitoren e dytë për Milan në kampionat, duke grumbulluar shtatë pikë, pas tre ndeshjeve të para.

Milan, Lazio, Torino dhe Roma kryesojnë tabelën në elitën e futbollit italian me nga shtatë pikë, por në rast se Napoli i Amir Rrahmanit fiton ndeshjen e radhës, do të bëhej skuadra e vetme me të gjitha fitore.

Muriqi i jashtëzakonshëm, e fillon në mënyrë të mrekullueshme sezonin 2022/23

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt, tre super duele na presin sot