Edicioni katastrofal i Milanit ka bërë që klubi të mendojë për largimin e shumë futbollistëve, e megjithatë në mesin e tyre nuk pritet të jetë Philippe Mexes.
Sipas informacioneve nga “Calciomercato.com”, mbrojtësi francez ka arritur marrëveshje dy-vjeçare për vazhdimin e kontratës me klubin nga “San Siro”.
Megjithatë, paga e Mexes pritet të jetë shumë më vogël, pasi që ai do të përfitojë për rreth 1.5 milionë euro në vit e jo 4 milionë sa fiton tash. /Gazeta Olle