Milan mendon për Van Persien

Milani dëshpërimisht është duke kërkuar një sulmues të madh këtë verë.

Tashmë në radarin e Milanit është edhe sulmuesi holandez i Manchester United, Robin van Persie.

Për holandezin ka shumë fjalë që këtë verë do të largohet nga Old Trafford.

Milani ishte afër Jackson Martinezit dhe Geoffrey Kondogbia por të dy i ikën nga duart.