Milan, gati operacioni për transferimin e Mouras

Derisa ende nuk dihet për fatin e trajnerit të ardhshëm të Milanit, drejtori sportiv Adriano Galliani, ka filluar të lëvizë për ta forcuar skuadrën në afatin kalimtar të verës.

Sipas informacioneve të fundit, Galliani së shpejti do të nisë bisedimet me Paris Saint Germainin për Lucas Mouran.

Milani kërkon ta huazojë brazilianin dhe ta blejë më pas në verën e ardhshme të vitit 2016, mirëpo mbetet të shihet nëse PSG-ja do t’i thotë “PO” këtij operacioni të klubit italian. /Gazeta Olle