Milan futet në garë për Armando Brojën, italianët e shohin si zëvendësuesin ideal të Giroud

Armando Broja do largohet nga Chelsea këtë edicion, pas aventurës aspak të mirë te Blutë e Lindrës.

Jo vetëm në Stamford Bridge, Broja nuk pati rehati as në Fulham, ku pati probleme me trajnerin Silva.

Mediat italiane bëjnë me dije se shefi i skautizmit të “Djallit”, Moncada ka zbarkuar në Londër, shkruan Gazeta OLLE.

Me shumë mundësi për të diskutuar me Chelsea-n, klubin që ka në pronësi kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, për këtë lëvizje, me Milan-n që e sheh Brojën si pasuesin ideal të Olivier Giroud.

Historike, Kosova zhvillon ndeshje në Kampionat Evropian të Padelit

Mustafa largohet nga Phoenix: Të dëshpëruar që nuk e arritëm qëllimin