Milan, fillon operacioni kuqezi për Gundogan

Sipas numrit të ri të ditës së martë të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Milani e ka identifikuar objektivin e ri në afatin kalimtar të verës.

Ai është mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan, i cili vazhdimisht është lidhur me një largim nga verdhezinjtë.

Lajmi që pushton ballinën e “GdS”, thotë që Adriano Galliani po provon ta sjellë mesfushorin me origjinë turke në “San Siro”, mirëpo për përfundimin e operacionit me sukses duhet një ofertë prej 25 milionë eurosh.

11221650_10152907697240936_3515689365051111941_n