Milan dhe PSG, në luftë për të fituar shërbimet e mesfushorit portugez

Milanit i del një pengesë mjaft serioze në rrugën për blerjen e mesfushorit të Lilles, Renato Sanches. Sipas “Le10sport.com”, Luis Campos, këshilltar i drejtpërdrejtë i presidentit Nasser Al-Khelaifi ka sugjeruar nënshkrimin me portugezin, që prej kohësh është objektiv kryesor i “Djallit”.

Blerja e parë e parisienëve duhet të jetë portugezi Vitinha nga Porto për rreth 40 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit. Megjithatë, në mesfushë, ku vetëm Verratti është i sigurt për vendin e titullarit, kërkohet një tjetër futbollist dhe ai mund të jetë Renato Sanches (i vlerësuar 30 milionë euro).

Faqja franceze thekson se Milani e nisi shumë më herët gjuetinë për portugezin të Lille, por PSG tashmë i ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit. Tashmë klubi parizien është gatu të bëjë ofertë zyrtare. /SS/

Mesfushorit të Kombëtares së Kosovës i rritet vlera në treg, për 400 mijë euro

Pas Florent Hadërgjonaj, dhe Arbër Zeneli i jep fund beqarisë