Miku i Kosovës lobon në Serbi!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, po kërkon përkrahje nga Federata e Futbollit e Serbisë. Ai do të kandidojë për postin e anëtarit në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, derisa po e kërkon edhe voton e Serbisë.

Shuker, njihet si mik i Kosovës, pasi kishte kërkuar të luante miqësoren historike me Përfaqësuesen e Kosovës. Mirëpo, me të parë deklaratat e tij, reagimet e serbëve bënë që FIFA t’ia ndalojë Kosovës ndeshjet me vendet e dala nga Ish-Jugosllavia. (Gazeta Olle)