Mike Tyson komenton meçin e dakadës

Mike Tyson komenton meçin e dekadës mes Floyd Maywather dhe Manny Pacquiaos, që do të zhvillohet më 2 maj në Las Vegas.

Legjenda e boksit, Tyson, ka kërcënuar Mayweatherin, të cilit ia ka bërë me dije se duhet të ndryshojë stilin e tij nëse dëshiron ta mposhtë Pacquiaon.

Sipas tij, fitorja do t’i takojë Paquiaos. “Kam thënë që nga fillimi se këtë meç e fiton Paquiao. Ky djalë ka lëvizje të përhershme. Ai vjen nga çdo kënd. Ai i ka të gjitha energjitë dhe gjithmonë është duke ndarë grushe. Kurrë nuk ndalet”, ka deklaruar Tyson.

meqi