Mijovic: Ia arritëm qëllimit

Bashkimi ka arritur fitore të rëndësishme ‘në shtëpi’ përball Levskit duke e mposhtur me rezultat të thellë 94:75.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të Ligës Ballkanike.

Trajneri i Bashkimit, Petar Mijovic, u shpreh i lumtur që skuadra arriti që ta kalojë fazën e grupeve.”Nuk kemi mundur ta mbajmë ritmin në 40 minuta, mirëpo qëllimin e kemi arritur. Me këtë fitore kemi kaluar fazën e grupeve gjë që është shumë e rëndësishme për skuadrën tonë”, ka thënë pas ndeshjes Petar Mijovic. /Olle