Mihajloviqin pasi e shkarkuan nga Milani, tashmë po i kritikon të dashurat e lojtarëve (FOTO)

E dashura e Kewin Princ Boatengut, Melissa Satta festoi pas përjashtimit të serbit njihet si një tifoze e çmendur e Milanit.

Bukuroshja është lumturuar kur ka mësuar lajmin e shkarkimit të trajnerit Mihajloviq, duke hedhur akuza të shumta se loja e këtij të fundit ka ndikuar për keq tek Milanit. Nuk ka munguar reagimi i shpejtë i ish­trajnerit të kuqezinjve, i cili deklaron se gratë nuk duhet të komentojnë rreth futbollit.

“Nuk i paragjykoj femrat dhe inteligjencën e tyre, por mendoj se femrat nuk duhet të flasin apo komentojnë rreth futbollit. Kanë plot punë për të bërë ndaj dhe mos të merren me këtë fushë”, thotë Mihajloviq i cili “thumbon” direkt Melissa Sattan për kritikat e saj. /Olle