Mihajloviç nuk e dëshiron Mexesin

E ardhmja e Philippe Mexes duket të jetë larg Milanit, pasi që trajneri i ri, nuk i beson fare mbrojtësit francez.

Sipas “Sky Sport”, Sinisha Mihajloviç nuk llogaritë në shërbimet e Mexes, andaj ai e ka refuzuar vazhdimin e kontratës për mbrojtësin.

Mbetet të shihet nëse Mexes do të gjejë ndonjë klub tjetër për t’u angazhuar, pasi që tani është pa kontratë. /Olle