Migjen Basha tregon ambicet e tij: Një ditë dua ta drejtojë Kombëtaren

Pak muaj më parë i dha lamtumirën futbollit të luajtur. Por Migjen Basha nuk ka ndër mend të largohet nga sporti, përkundrazi, dëshiron në çdo mënyrë që të jetë protagonist i tij. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare përfundoi kursin për drejtori sportiv të FSHF-së në tetor dhe në këto ditë po ndjek edhe kursin për trajner të licencës UEFA A.

Një kurs që ai e ka nisur jo vetëm me objektivin për të qenë trajner në vazhdimin e karrierës së tij, por me një synim të qartë që në të ardhmen të mund të drejtojë përfaqësuesen shqiptare, siç ka treguar në një prononcim për FSHF.

 

“Deri në këtë moment kursi ka qenë vërtetë shumë interesant, sepse nuk kemi biseduar vetëm sa i përket anës teknike dhe taktike, pasi në momentin që ke dëshirën dhe objektivin të bëhesh trajner profesionist duhet të dish edhe shumë aspekte të tjera. Aktualisht kemi punuar me pjesën teorike dhe në vazhdim besoj se do të punojmë edhe me pjesën praktike në fushën e lojës. Është me rëndësi që të diskutojmë për disa aspekte, që ndoshta kur kam qenë futbollist asokohe nuk i kisha problem, sepse mendoja për lojën në fushë dhe në momentin që kalon në rolin e trajnerit fillojnë shumë e më shumë probleme. Duhet të bisedosh me drejtuesit, ke 25 lojtarë me të cilët duhet të diskutosh çdo gjë, me stafin teknik, mjekësor, etj., por besoj se me kalimin e kohës do t’ia arrijmë të gjitha qëllimet”

“Besoj se është një licencë shumë me vlerë, sepse momenti kur je anëtar i UEFA-s duhet të kesh trajnerë kompetentë dhe kjo është një punë shumë e mirë që po bëhet këtu në Shqipëri, sepse pavarësisht Superiores edhe në Kategorinë e Parë duhet të jenë trajnerë të formuar dhe siç e thashë duhet që në çdo aspekt të jenë të gatshëm, sepse ndoshta një ditë do të ketë edhe trajnerë shqiptarë që mund të kenë ambicie për t’u transferuar jashtë Shqipërisë dhe të bëhen trajnerë të njohur përtej kufijve”, tha Basha.

“Kam filluar në një kategori të ulët në Zvicër për momentin dhe kur të pajisem me licencën UEFA A, atëherë besoj se me një licencë të tillë mund të hapen dyert më lehtë dhe ke më shumë mundësi në nivele më të larta. Duhet punuar shumë që të kesh dhe mundësinë të drejtosh një skuadër më të mirë në nivele më të larta. Synimet janë të shumta. Së pari, dua që të kem licencën e trajnerit UEFA A për ta pasur më të lehtë të eci si trajner dhe pastaj dua të vazhdoj me licencën UEFA Pro, që është maksimalja në fushën e trajningut. Dhe ky është synimi im, siç kemi të gjithë synime dhe objektiva, shpresoj që një të mund të jem edhe trajner i Kombëtares”, ishin fjalët e Bashës.

 

Barcelona dështon në fund, vetëm një pikë ndaj Granadas

Benzema tjetër nivel, Reali rikthehet te fitoret në La Liga