Migjen Basha nuk i ndalë ndihmat për Ballkanin

Në koktejin e organizuar nga kryesia e KF Ballkani, u prezantua edhe kontingjenti i dytë i pajisjeve sportive që u dhuruan nga futbollisti i Kombëtares Shqiptare,Migjen Basha.

Migjeni kësaj radhe ishte përkujdesur të dhuronte 24 topa të punuar special për skuadrën tonë,të cilët janë me ngjyra dhe llogo të klubit.

Migjeni njëherit është edhe anëtar i bordit të skuadrës sonë. Në fjalën e tij para të pranishmëve Migjeni deklaroi:

“Njëherit faleminderit për të gjithë ju. Këto dhurata janë punuar me dëshirën time dhe jam munduar të bëjë diçka sa më speciale. Gjithë këtë e bëjë me shumë dëshirë dhe krenari dhe gjithashtu edhe në të ardhmen do të vazhdoj të kontribuoj për skuadrën e Ballkanit”.

Në shenjë respekti,kryesia e klubit i dhuroi një mirënjohje Migjenit për përkushtimin e tij ndaj skuadrës. /olle/

basha

 

basha 1

 

basha 2