Migjen Basha ‘kacafytet’ me Memushajn, përjashtohet me karton të kuq (FOTO)

Java e 34­-t në Serinë B italiane vendosi përballë dy mesfushorët e kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj e Migjen Basha, që në ndeshjen e fundit, kundër Luksemburgut mbajtën edhe shiritin e kapitenit.

Megjithatë, në fushë dy shqiptarët nuk njohin miqësi, sepse Basha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 93­të, për një reagim të ashpër pikërisht ndaj Memushajt, edhe pse duhet thënë se arbitri e ekzagjeroi, pasi kartoni i kuq ishte vërtet i tepruar.

Më pas në fushë plasi sherri mes dy skuadrave dhe Memushaj u ndëshkua me karton të verdhë. Për sa i përket rezultatit, Peskara fitoi 2­1, duke u kthyer në zonën play­off, ndërsa humbja dënon Komon, që tashmë është praktikisht në Lega Pro.