Mesfushori 34 vjeçar me një eksperiencë të madhe në Serie A, ka biseduar kohët e fundit me Demat, teksa shtypi i shkruar bën me dije se ka edhe një akord mes tyre.
Prej kohësh, Basha lidhet me një kalim në Superligën shqiptare, teksa ka pasur biseda edhe me klube kosovare.
33 ndeshje me Kombëtaren kuqezi dhe eksperienca e madhe, kanë bërë që Partizani të kapërcejë dyshimet për moshën e tij të madhe.
Largimet e shumta këtë merkato nga skuadra e Ilir Dajës, kanë sjellë nevojën e një afrimi me peshë dhe eksperiencë dhe ky pritet të jetë Migjen Basha.