Miftari kërkon gjysmëfinalen

Miftari e ka cilësuar ndeshjen ndaj Craiovas si më të rëndësishmen këtë edicion për ekipin e tij.

 “Ndeshja përballë Craivoës është ndeshja më e rëndësishme e stinorit pasi jemi në prag të kualifikimit në gjysmëfinale. Nuk jemi aspak komod edhe pse kemi fituar ndeshjen e parë. Lojtarët janë në formë të mirë dhe shpresoj se do të ja dalim”, deklaroi Miftari.

Ndryshe ai thotë se në këtë ndeshje do të ketë edhe shumë surpriza për tifozët e basketbollit të cilët do të jenë të pranishëm në palestër.

“Do të këtë risi në këtë ndeshje për të gjithë ata të cilët do të jenë në palestër pasi do të ketë lojëra shpërblyese të cila i ofrojnë sponsorët tanë për këtë takim”, u shpreh Miftari, transmeton Gazetaolle.com.

Krejt në fund ai kishte edhe një apel për tifozët nga kryeqyteti ‘Plisat’. “Shfrytëzoj këtë rast që të ftoj lojtarin tonë të gjashtë Plisat në këtë takim të jenë në numër sa më të madh në këtë takim pasi kemi nevojë për përkrahjen e tyre për këtë ndeshje”, përfundoi Miftari.