Miftaraj iu jep zemër ‘troftave’: Mund të mbijetojmë!

Mesfushori i Istogut, Diar Miftaraj, beson që skuadra e tij në fund do t’i shpëtojë rënies nga kategoria, duke i lënë përfundi në tabelë dy prej Vëllaznimit, Trepçës dhe Ferizajt.

“Ne luftën kryesore e kemi me Vëllaznimin, Trepçën dhe Ferizajn. Do ta japim maksimumin në çdo ndeshje dhe besoj që në fund do t’i kalojmë këto skuadra në tabelë dhe të shpëtojmë”, deklaroi Miftaraj për Gazetën Olle.

Istogu në xhiron e radhës e pret Drenicën. /Gazeta Olle