Para ndeshjes është prononcuar mbrojtësi i majtë, Gledi Mici, i cili beson në kualitetin e skuadër.
“Ndjehemi të përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Megjithëse fare nuk do të jetë lehtë, tek e fundit edhe ata janë kampion shteti”.
“Megjithatë e konsideroj skuadrën tonë më në epërsi shkak faktit se mendoj se jemi më cilësor, por kjo prapë mbetët të dëshmohet nesër në fushë”.
“Duam që nesër të japim më të mirën e të kemi më lehtë në ndeshjen kthyese. Janë 180 minuta para nesh dhe na duhet të dëshmojmë për objektivin që kemi, kalimin e raundit”, ka thënë Mici./Gazeta Olle/