Michel Platini tregon datën kur Kosova do të pranohet në UEFA

Michel Platini ka folur për takimin me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. Presidenti i UEFA-s, në një prononcim për RTV 21 pas takimit, ka përmendur vitin kur mund të pranohet Kosova.

Sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodh vitin e ardhshëm, edhe pse pritjet ishin për këtë vit.

Vokrri ia dorëzoi aplikacionin për pranim, derisa Platini në momentin e dorëzimit tha: Çfarë është kjo? Pyeti ai. “Është aplikacioni ynë”, iu përgjigj Vokrri duke shtuar. “Do të ndodh do të ndodh”, ishte përgjigjeja shprësëdhënëse e Platinit.

Më tutje, ai tha se pranimi i Kosovës varet edhe nga disa faktor.

“Rreth aplikacionit të Kosovës është një proces që ka filluar kohë të gjatë, ka marrë kohë për të ardhur deri këtu, mirëpo ka aspekte politike dhe ligjore, ka statute”, tha Platini për RTV 21, transmeton Gazetaolle.com.

Ai më tej shton: “Jemi në një proces kur Kosova do të jetë pjesë e familjes evropiane, por ka rregulla dhe statute, kjo do të ndodh, por nuk e di kur, ndoshta më 2016-tën”.

Ky ishte aplikimi i dytë i FFK-së, pas atij të 1992-ës. (Gazeta Olle)