Michael Nees publikon listën e futbollistëve për dy ndeshjet me Republikën Çeke

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Republikës së Çekisë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 7 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00, derisa ndeshja e dytë më 12 tetor në Ceske Budojevice në orën 18:00.

Dardanët U21 grumbullohen të hënën në hotel “Sheraton”, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në po këtë ditë në orën 15:00, në kompleksin e FFK-së në Hajvali.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin G të kualifikimeve të Evropianit 2023, derisa pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore (me Andorrën) dhe një humbje (me Anglinë).

Joshua vjen me një mesazh të fuqishëm pas humbjes ndaj Usyk

Martial nxirret në shitje, United ia vendos çmimin e largimit