Trajneri i përkohshëm i Man Utd ka vendosur të largohet nga klubi.
Michael Carrick morri përkohësisht drejtimin e Manchester United, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, transmeton lajmi.net.
Carrick që 15 vite është pjesë e United fillimisht si futbollistë, e më pas në stafin e trajnerëve.
Por, Carrick tashmë ka vendosur t’i jap fund aventurës te Man Utd, ai e konfirmoi një gjë të tillë në intervistën pas ndeshjes kundër Arsenalit.
It's all love ❤️#MUFC | @Carras16 pic.twitter.com/6PkoH0F0Eb
— Manchester United (@ManUtd) December 3, 2021
“Koha ime në këtë klub të madh do të jetë gjithmonë si vitet më të mira të karrierës sime”.
“Kam vendosur që tani është koha e duhur që të largohem nga klubi”.
“Do të doja t’i uroj Ralf Rangnick, stafit, lojtarëve dhe tifozëve çdo të mirë për të ardhmen”, tha Carrick.