“Mezi pres ditën kur do vdesësh”, futbollisti shqiptar merr mesazhin e tmerrshëm nga tifozi kundërshtar

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, ka marrë një mesazh të tmerrshëm, në rrjetin social “Instagram”.

Kjo gjë është zbuluar nga gazetar i “Sky Sport News”, Anthony Joseph, i cili ka ndarë në llogarin e tij të “Twitterit”, lajmin se në “Instagramin” e Kamberit, ka mbërritur një mesazh me tekstin: “Mezi pres ditën që do të vdesësh”.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Sky Sport News” ka kontaktuar Instagram për të marrë informacion nëse është marrë ndonjë masë për këtë që ka ndodhur. Dyshohet se mesazhi i tmerrshëm, shqiptarit, i është dërguar nga një tifozi i Celtic, por nuk ka asnjë konfirmim.

Vlen të theksohet fakti se Florian Kamberi ishte një nga lojtarët më aktivë në ndeshjen kundër Celtic, teksa goditi shtyllën dhe iu afrua golit, duke marrë një vlerësim tepër pozitiv, pavarësisht se skuadra e Aberdeenit u mposht me rezultatin 1-0.