Mezani: Humbëm prej gabimeve individuale, jo për meritë të kundërshtarit

Gjilani ka pësuar humbje si mysafir te Llapi me rezultat të ngushtë 2:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, theksoi se kundërshtari ishte cilësorë, mirëpo nuk humbën për meritë të tyre por për shkak të gabimeve indiviale.Sipas Mezanit edhe Llapi është skuadër pretendente për titull këtë vit.

“Më vjen keq për humbjen sepse çunat sakrifikuan në pjesën e dytë. Humbëm një ndeshje, jo për meritë të kundërshtarit, por prej gabimeve tona individuale. Neve na duhet punë për t’u përmirësuar. Nuk arritëm të marrim rezultat të mirë në një ndeshje të tillë. Është mëkat, por ky është futbolli. Bëm ndeshje të mirë, por u mundëm nga një skuadër që është pretendente për titull me lojtarë cilësorë. Ne kemi lojtarë të mirë që kanë cilësi të mira teknike dhe me karakter mjaftë të mirë. Kështu që, sot humbëm tri pikë”, është shprehur Mezani për “ArtMotion”.

/Gazeta OLLE/

Shala: Pësuam gol qesharak, po humb perqendrimi në momentet e duhura

Dallku: Ndryshimet kërkojnë kohë, ky trepikësh i mirëseardhur