Suhareka është duke kaluar në momente fantastike, që nga krijimi i skuadrës e deri më sot, nuk mungojnë sukseset në klubin nga Theranda.
Mevlan Zeka, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme, në një intervistë ekskluzive për Gazetën OLLE, flet për të gjitha lajmet e fundit rreth gjysmëfinalistëve.
Suhareka është duke shkruar histori në futbollin kosovar, ku deri më tani asnjë skuadër nuk ka arritur të kualifikohet deri në këtë fazë të Kupës, në edicionin e parë të themelimit.
“Po është e vërtetë, është ndjenjë e jashtëzakonshme kur me një skuadër të re shkruan historinë, dhe pikërisht kur t’i je pjesë e historisë, është akoma më e mirë” tha fillimisht Zeka.
Karriera e pasur e Zekës, ka bërë që të luaj në shumë derbi të njohur kosovar, ku tashmë ka zhvilluar zyrtarisht dhe derbin e parë të Suharekës.
“Kam luajtur dhe kam marr pjesë në gjithë derbit e Kosovës, së fundi dhe derbin më të ri në futbollin kosovar, atë të Suharekës, ky derbi në të ardhmën do jetë me përmasa akoma më të mëdha, sepse ne do përkujdesemi që klubin tonë ta dërgojmë në nivelet më të larta të Superligës” shtoi sulmuesi.
Me 15-të gola në Ligën e Parë, Mevlan Zeka po ndihmon skuadrën e tij të siguroj një biletë për Superligën e Kosovës nga edicioni 2024-25, ku tregon atmosferën që ka brenda dhomave të zhveshjes, dhe në fund një mesazh për të gjithë mbështetësit e klubit.
“Atmosfera është e shkëlqyeshme, ne do tentojmë përsëri të shkruajmë historinë, por mbetet të shihet në ndeshjen e kthimit ndaj Ballkanit se si do rrjedhin gjërat, ndërsa për në fund, ju them të gjithë tifozëve të klubit, se kampionatin e ardhshëm, ne do jemi pjesë e elitës së futbollit kosovar, duke siguruar Superligën”
/Gazeta OLLE/