Mevlan Zeka dhe Yll Hoxha transferohen te Suhareka

Suhareka ka njoftuar se ka transferuar Mevlan Zekën dhe Yll Hoxhën.

Dyshja u larguan nga Gjilani që po kalon nëpër një periudhë të vështirë organizimi, për t’iu bashkuar klubit që garon në Ligën e Parë

Ky është postimi (pa ndërhyrje) i Suahrekës për nënshkrimin e Zekës:

“Ju njoftojmë që skuadra jonë është përforcuar me super sulmuesin MEVLAN ZEKA i cili përkundër shumë ofertave dhe thirrjeve zgjodhi ta përfaqësojë Suharekën për të arritur objektivat madhore të klubit”.

“Karriera e sulmuesit Zeka është me bagazh të madh duke qenë pjesë e superligës për vite me radhë gjithashtu me super paraqitje në ndeshjet europiane së fundmi me SC Gjilani dhe në të kaluarën me Feronikelin e me Ballkanin , karrierë bëri edhe te KF Liria e KF Vëllaznimi.”

Ndërsa për nënshkrimin e Hoxhës, klubi nga Suhareka ka shkruar (po ashtu pa ndërhyrje):

“Transferimi bombastik i radhës është njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin Kosovar, YLL HOXHA i cili nënshkruan me klubin tonë duke refuzuar shumë oferta”.

“Hoxha futbollist kampion i cili në supet e tijë bart shumë asistime e gola të realizuara ndër vite , së fundmi ishte pjesë e SC Gjilani duke u paraqitur në garat europiane kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Prishtina , KF Feronikeli , FK Kukësi , KF Vllaznia etj”.

Zyrtare: Andri Stafa transferohet te Liria

Drita – Plzen, formacionet zyrtare