Messit ia vjedhin vjehrritë

Prindërit e gruas të Lionel Messit kanë qenë cak i kërcënimeve më armë nga një grup prej shtatë personave në Argjentinë. Prindërit e Antonellas ishin në banesë kur shtatë persona janë futur brenda duke i vënë pranga atyre nën kërcënimin e armëve.

Shuma parash, stoli ari dhe gjësende tjera janë vjedhur në banesën e tyre.

Poashtu thuhet se dhurata të bëra nga Lionel Messi për vjehrritë e tij janë vjedhur nga grupi kriminal.

Messi thuhet se ka kërkuar leje për të shkuar në Argjentinë për të vizituar ata, por që kërkesa e tyre ka qenë që ai të luaj me Malagan sepse gjendja e tyre është e mirë dhe se gjithçka ka përfunduar vetëm me dëme materiale, raporton indeksonline.