Messi zbulon emrat e futbollistëve që do t’i votojë për “Topin e Artë”

France Football mbrëmë nominoi 30 futbollistë që janë në garë për çmimin e Topit të Artë me fituesin që do të shpallet më 29 Nëntor.

Në këtë list sigurisht që bënë pjesë edhe Leo Messi, i cili madje konsiderohet favorit kryesor që ta fitojë sërish këtë çmimi që do të ishte i shtati për të në karrierën e tij.

Përveç gazetarëve dhe trajnerëve, do të jenë edhe kapitenët e ekipeve të Kombëtareve ata që do të votojnë për ‘më të mirin’ e Messi në një intervistë ka zbuluara ata që do t’i votoj.

“Në ekipin tim, janë dy futbollistë për të cilët do të votoj me lehtësi, Neymar dhe Kylian Mbappe”.

“Pastaj vjen Lewandowski, i cili ka pasur një vit të mrekullueshëm, është gjithashtu Benzema që ka qenë i shkëlqyer”, tha Messi.

Vitin e kaluar nuk u dha ky çmimi shkaku i pandemisë së COVID-19, edhe pse ka pasur shumë polemika pasi Robert Lewandowski konsiderohet favorit krysor.

Robert Lewandowski waiting for Bayern Munich to approach him with a new  contract - Bavarian Football Works

Lewa pritet të jetë në ‘podium’ këtë vit, mirëpo favoriti është Messi që arriti të fitojë trofeun e Kupës së Amerikës me Argjentinën, dhe pati një sezon të suksesshëm në aspektin individual.

Shqipëria në ndjekje të ëndrrës, luan si mysafir ndaj Hungarisë

“Haaland mund të vinte te Juventusi për 2 milionë euro – tani nuk ka gjasa”