Pavarësisht se luajti në një skuadër të dobët të Barcelonës sezonin e kaluar, argjentinasi ende shënoi golat dh
e më pas ishte kapiten i Argjentinës drejt një triumfi të shumëpritur të Copa America në verë.
Ai fitoi edhe disa çmime personale atje dhe megjithëse nuk e ka filluar mbarë aventurën e tij te Paris Saint-Germain, 34-vjeçari është favorit për të fituar sërish trofeun.
Por, interesante është se Messi nuk është aq i sigurt për shanset e tij për t’u shpallur fitues nga France Football dhe nuk është shumë i shqetësuar nëse nuk del në krye.
“Të jem i sinqertë, nuk mendoj se [mund ta fitojë]”, pranoi Messi në një intervistë të gjerë me SPORT, sipas The Mirror.
“Çmimi im më i madh ishte ajo që arrita me ekipin kombëtar. Pasi kam luftuar kaq shumë për atë arritje, ishte më i miri për gjithçka tjetër”.
“Nëse arrij Topin e Artë, do të ishte e jashtëzakonshme për atë që do të thoshte të fitosh një tjetër. E shtata do të ishte e çmendur. Nëse jo, asgjë nuk ndodhë”.
“Unë kam arritur tashmë një nga qëllimet e mia të mëdha. Jam shumë i lumtur për atë që ndodhi dhe tani që çdo gjë që duhet të ndodhë, ndodh”.
Fitimi i fundit i Topit të Artë nga Messi erdhi në vitin 2019 dhe ai tashmë ka folur për konkurrencën e fortë për çmimin e këtij viti, duke përmendur emrat e bashkëlojtarëve si Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe Robert Lewandowski dhe Karim Benzema.
“Në ekipin tim, janë dy për të cilët do të votoj lehtësisht: Neymar dhe Kylian Mbappe”, potencoi Messi për France Football.
“Dhe më pas Robert Lewandowski, i cili sapo ka pasur një vit të mrekullueshëm dhe Karim Benzema i cili ishte i shkëlqyer”.
Gazetarët e futbollit, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare kanë të gjithë një fjalë në votimin për Topin e Artë, i cili u prezantua për herë të parë në vitin 1956.
Fituesi i çmimit për këtë viti do të shpallet më 29 nëntor në Theatre du Chatelet të Parisit.