Messi thyen edhe një tjetër rekord

Ylli i skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi, ka thyer edhe një rekord tjetër në fanellën e Barcelonës.

Një ndër lojtarët më të mirë në botë në ndeshjen ndaj Valencias, shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe të fitores për rezultat 2:0.

Lionel Messi ka thyer një rekord në karrierën e tij duke shënuar 400 gola me fanellën e Barcelonës.