Ylli argjentinas u rikthye sot në shtëpinë e tij në Castelldefels me gruan e tij, Antonellan dhe fëmijët për t’i kaluar disa ditë para se të rikthehet në stërvitje të hënën.
Futbollisti i PSG-së nuk iu bashkua ekipit për ndeshjen e sotme ndaj Brest dhe pritet që të luajë disa minuta në xhiron e ardhshme, ndaj Reims.
Messi u largua këtë verë nga Barcelona pa dëshirën e tij apo të klubit, por për shkak të kushteve të këqija financiare të katalunasve.
Messi is back in Barcelona to spend the weekend at his home.
— @mundodeportivo pic.twitter.com/BikODeeN0o
— Barça Universal (@BarcaUniversal) August 20, 2021
Ai më pas vendosi t’i bashkohej ekipit francez, Paris Saint-Germain për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe të një viti tjetër.
Së bashku me të ishte edhe Neymar i cili ka udhëtuar me argjentinasin.
Messi është rritur në qytetin e Barcelonës, ku erdhi si fëmijë, duke shkuar pastaj historinë me këtë klub.