Messi realizon gol spektakolar, Argjentina shkon në epërsi në pushim mes pjesëve

Kanë përfunduar 45 minutat e para në sfidën e 1/8 së finales mes Argjentinës dhe Australisë.

Argjentinasit kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi minimale 1-0.

Ishte minuta e 35-të e ndeshjes, kur futbollisti më i mirë në histori të futbollit, Lionel Messi realizoi një gol të bukur.

Messi arriti të shënonte gol në sfidën e tij të 1000-të në karrierë me klube dhe Kombëtaren. /Gazeta Olle/

Blick: Xherdan Shaqiri është lojtari më i madh në historinë e kombëtares së Zvicrës

Ylli mposht me rezultat të thellë Trepçën