Messi përsëri vendimtar, Argjentina kalon në finalen e madhe të Copa America

Argjentina ka kaluar në finale të Kupës së Amerikës, pasi arriti të eliminonte Kolumbinë përmes penalltive, me kohën e rregullt që përfundoi 1-1.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, argjentinasit kaluan në epërsi me anë të Lautaro Martinez që u asistua nga Lionel Messi.

Ishte minuta e 37-të kur erdhi shansi i parë për Kolumbinë, mirëpo atë e shpërdoroi Wilmar Barrios.

Në 45 minutat e dytë, ishin kolumbianët që e filluan më mirë, pasi German Pezzella u dyshua se luajti me dorë, por pas konsultimit me VAR-in, u bë e ditur se loja duhet të vazhdonte.

Momenti më i mirë për Kolumbinë erdhi në minutën e 61-të, kur Luis Diaz arriti të tunde rrejtën e Argjentinës me sukses, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Lautaro (73’) lëshoi një mundësi të artë, pasi nuk arriti të fute topin në portën e zbrazët, me një lojtar kolumbian që e largoi para saj.

Ndeshja më pas shkoi direkt në gjuajtjen e penalltive.

Argjentina ishte më e saktë nga 11-metrshat, pasi realizuan tre, për dallim nga Kolumbia me dy. /Gazeta Olle/

Pas eliminimit në Euro 2020, Cristiano Ronaldo shijon pushimet me familjen në jahtin luksoz prej 5.5 milionë funtesh

Reagimi emocional i Leo Messit pasi dërgoi Argjentinën në finalen e madhe të Copa America