Messi organizon konferencë për të sqaruar të ardhmen e tij

Lionel Messi do të mbaje nesër (e diele) konferencë për media nga hapësirat e Camp Nou.

Tashmë dihet se ylli argjentinas do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi shkaku i krizës financiare që ka kapluar klubin, nuk mund të ndodhë regjistrimi i tij.

Edhe pse dëshira e tij ishte që ta rinovonte kontratën me katalunasit, një gjë e tillë nuk është lejuar nga La Liga.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Messi do të mbajë një konferencë për media direkt nga Camp Nou.

Nga aty, 34-vjeçari do të shfaq pikëpamjet e tij për të gjithë atë që ndodhi, por edhe për t’u përshëndetur me klubin dhe fansat.

Messi pritet që të kalojë te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, por edhe më i paguari në histori të futbollit.

 

Rashica prezanton fanellat e reja të Norwichit, klubi e poston edhe flamurin e Kosovës

Brazili mposhtë Spanjën dhe merr medaljen e artë në Tokio 2020