“Messi mund të largohet”

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona. Kjo deklaratë vjen nga drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida. Sipas tij, Messi mund të largohet në drejtim të Manchester Cityt ose PSG-s.

“Mendoj se është përafërsisht e pamundur që Messi të lë Barcelonën, por kjo do të mund të ndodhte vetëm për klubet si PSG dhe Manchester City, të cilat kanë shumë para për të shpenzuar”, tha Braida për Esport 3.

“Messi nuk është vetëm një futbollist. Ai është fenomen, si Pele dhe Maradona”, shtoi ai