Messi: Mos u mërzit, ti je më i madhi

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique është munduar të gjejë fjalë për dy nga tre bashkëlojtarët e tij që sonte luajtën në finalen e Kupës së Amerikës, mes Kilit dhe Argjentinës.

Ai shkroi në twitter, duke uruar së pari portierin e Kilit, Claudio Bravo, për titullin e parë në histori, kurse më pas i nxorri këto fjalë për Messin. ‘Edhe pse sot nuk fitoi Leo, ti je D10S’, shkroi Pique, e që sipas mediave spanjolle D10S nënkupton se Gerrard ka dashur të thotë se Messi është më i madhi. (Gazeta Olle)

kiliiat