Messi kishte refuzuar dy klube muaj më parë, dëshira e tij ishte të rinovonte me Barcelonën

Lionel Messi zyrtarisht është larguar nga Barcelona, pasi vazhdimi i kontratës me gjigantin katalunas ishte i pamundur.

E gjitha kjo ka të bëjë me financat dhe Barcelona nuk ka mundur ta depozitoj kontratën e re të Messit në La Liga.

Edhe pse palët kishin arritur një marrëveshje paraprakisht, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje ishte i pamundur.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Messi ka qenë i vendosur të qëndrojë te Barcelona dhe për këtë ka refuzuar dy oferta të mëdha financiare muaj më parë.

Lionel Messi will leave Barcelona - LaLiga structures make deal impossible  | Transfermarkt

Paris Saint Germain dhe Manchester City kanë qenë dy skuadrat që kanë kontaktuar argjentinasin, por ky i fundit i ka refuzuar ato duke i thënë se ka vendosur të qëndrojë te Barcelona.

Qëllimi i Messit ishte të vazhdonte kontratën edhe për pesë vite te Barcelona dhe ta mbyllte karrierën e jashtëzakonshme të tij në Camp Nou.

Gjithsesi menjëherë pas zyrtarizimit nga klubi kataluas, PSG ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit dhe dëshiron transferimin e tij.

Parisienët janë skuadra favorite për ta transferuar Messin për faktin se në Parc de Princes janë edhe miqtë e ngushtë të Messit si Neymar, Angel Di Maria apo Leandro Paredes.

 

Kosova U19 fillon grumbullimin, Ademi e Challandes i përcjellin stërvitjet

Rikthimi i Egland Haxhos në portë i dha më shumë siguri Prishtinës