Het-triku i shënuar të dielën nga Lionel Messi, ka bërë që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo të ndihet i kërcënuar.
Portugezi që kryesonte i qetë listën e golëshënuesve, tani ndjehet i kërcënuar seriozisht nga rivali i tij te Barcelona.
Ronaldo ka 28 gola, kurse rrjetën nuk e ka gjetur në katër takimet e fundit (në dy mungoi), derisa Messi tani i është afruar në vetëm dy gola (26).
Dy lojtarët më të mirë në botë, janë në garë edhe për ‘Këpucën e Artë’ të Evropës, ku Ronaldo kryeson me 56 pikë, katër më shumë se Messi. (Gazeta Olle)