Messi: Joe Hart është fenomen

Messi e dërgon në ‘qiellin e shtatë’ portierin e Manchester Cityt, Joe Hart. Argjentinasi tha se Hart është një fenomen.

“Joe Hart bëri një lojë absolutisht fantastike”, tha Messi për uebfaqen e UEFA-s.

“Unë e dija se ai është top-portier, por ishte impresionues në paraqitjen e tij të sotme se si i ndali të gjitha ato goditje, me duart e tij dhe trupin e tij – ai është fenomen”, shton ylli i Barcelonës.