Messi ia shpëtoi jetën një personi të kidnapuar në Nigeri

Një bujk 28-vjeçar ishte kidnapuar për tri ditë në Nigeri, me pretendimet se ai ishte nga Amerika e Veriut.

Madje, ai tan pretendon se ia ka borxh një jetë sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Santiago Lopez Menendez, kishte punuar në veri perëndim të Afrikës nga viti i kaluar, ku mbillte misër afër qytetit Kontagora.

Por, ai u rrëmbye në fillim të kësaj jave dhe u rrahë dhunshëm nga rrëmbyesit, të cilët mezi flisnin ndonjë fjalë anglisht dhe të njëjtit pretendonin se ai është nga Amerika e Veriut.

I dëshpëruar se nuk do të shpëtojë i gjallë, Menendez gjeti mënyrën për të treguar se është nga Amerika Jugore, konkretisht Argjentina, e jo nga Amerika e Veriut, duke përsëritur thirrjet: “Messi, Messi, Messi”, pasi gjuha e tij assesi të kuptohej nga rrëmbyesit afrikan.

Pas tri ditësh, ai u lirua nga rrëmbyesit, pasi kompania në të cilën punonte pagoi një dëmshpërblim për ata që e kidnapuan.

Vëllai i tij, Jorge, tha: “Ai më tha t’iu tregojë të gjithëve se i është mirënjohës Messi. Emërtimi i emrit të tij ishte ajo që më shpëtoi jetën”, shkruan goal.com, transmeton GazetaOlle.com.

Menendez tani është i sigurt dhe do të kthehet në atdheun e tij në Argjentinë.