Messi i pari, Ronaldo i 26-ti

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është më i miri pas tre muajve të parë në vitin 2015, sipas statistikave të publikuara nga CIES.

Lionel Messi është sulmuesi më i mirë në tre muajt e parë të vitit 2015. Kështu thonë statistikat e publikuara nga CIES, kompani mbikëqyrëse e futbollit me seli në Zvicër.

Ylli i Barcelonës ka dalë i pari para anëtarit të Bayern Munichut, Arjen Robben dhe sensacionit të Wolfsburgut, Dost. E befasishme është pozita e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo i cili është i 29-ti.

Në renditje janë marrë parasysh pesë faktorë: goditjet, rastet e krijuara, pasimet, topat e rikuperuar dhe duelet e fituara.

 

Renditja:

 

  1. Messi 2. Robben 3. Dost 4. Suarez 5. Diego Costa 6. Kane 6. Reus 8. Barrios 9. Aubameyang 10. Mandanne 15. Eder 29. Cristiano Ronaldo.