Messi i pangopur: Dua gjithçka këtë edicion

Ecuria e Barcelonës gjatë viteve të fundit ka shkuar paralelisht me formën e Lionel Messit. Sezonin e kaluar, ylli argjentinas kaloi disa momente të vështira që u reflektuan edhe me zhgënjimet e skuadrës katalanase, e cila nuk arriti të fitonte asnjë trofe.

Por duket qartë se gjërat kanë ndryshuar që nga fillimi i 2014-2015, sepse edhe Messi është kthyer në formën e tij më të mirë.

“E vërteta është se e nisa këtë sezon ndryshe nga një vit më parë. Kalova një vit të vështirë, si brenda dhe jashtë fushës së blertë. Demtimet nuk më lejuan të kisha një rendiment të lartë. Për shumë kohë qëndrova jashtë fushës dhe kur kthehesha asnjëherë nuk u ndjeva mirë. Bëra gjithcka që mos ta përjetoja më atë që kalova sezonin e shkruar dhe tani ndihem shumë më mirë”, ka thënë Messi

 

Barcelona është në garë për t’i fituar të gjithë trofetë, për të përsëritur vitin 2009, edhe pse sipas 27-vjeçarit nuk është e lehtë të triumfosh në të gjitha kompeticionet.

 

“Synojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm. Sezonin e kaluar nuk fituam asnjë trofe, ndaj dhe jemi të motivuar për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, sepse e dimë shumë mirë që është e vështirë të të përsëritësh suksesin e 2009″, ka shtuar ylli argjentinas.