Messi i jashtëzakonshëm, asiston dhe Alvarez ngrit epërsinë në 3-0

Argjentina ka shënuar golin e tretë ndaj Kroacisë, duke bërë një hap të madh drejt finales së madhe në Katar 2022.

Argjentinasit nuk po ia lëjën asgjë rastësisë në këtë ndeshje ndaj Kroacisë.

Pas një pjesë të parë ku shënuan dy herë, me Lionel Messin dhe Julian Alavarez, të ishin protagonist edhe në golin e tretë.

Messi mori një top në mesin e fushës, dribloi disa herë Josko Gvardiolin, u fut në zonë dhe pasoi te Alvarez i cili ishte i vetëm për të shënuar për 3-0.

Ky gol vetëm e vendos Argjentinën në finale, që pret fituesin e takimit Francë – Maroko.

https://twitter.com/gchahal/status/1602764061128953856?s=20&t=BuAFjG2VE0hKZW_mSWGFuw

Dy mungesa të mëdha për Francën për ndeshjen ndaj Marokut

‘Messiah’, më i miri i historisë e dërgon Argjentinën në një tjetër finale botërori – ëndrra për ta fituar vazhdon