“Messi i Bayernit”

Ylli i Bayern Munchen, Franck Ribery, ka treguar se pse e ka refuzuar Real Madridin për të qëndruar te bavarezët në vitin 2009. Në një intervistë për Goal.com, francezi zbulon se klubi gjerman e konsideronte atë si Lionel Messi i Bayernit.

“Isha në bisedime intensive me presidentin Uli Hoeness dhe me kryetarin Karl-Heinz Rummenigge. Ata më thanë që të qëndrojë sepse jam i rëndësishëm për Bayernin po aq sa është Lionel Messi për Barcelonën. Reali më donte mua, por jam i lumtur se si përfundoi ajo telenovelë”, deklaroi mesfushori francez.

Ai ka shënuar 104 gola dhe ka bërë 149 asiste, në 299 paraqitjet me Bayernin në total. Që nga viti 2007 kur u transferua nga Marseille, Ribery ka fituar me bavarezët 14 trofe. /Gazet Olle