Messi, Henry e Kaka në skuadrën e Ronaldinhos

Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, e ka nderin të zgjedh ekipin e ëndrrave të Ligës së Kampionëve.

Sipas ‘Daily Mail’, lojtarët që ka përzgjedhur braziliani në 11-shen e ëndrrave janë: Në portë, Gianluigi Buffon (Juventus). Mbrojtës i djathtë është Cafu, kurse John Terry, Paolo Maldini e Roberto Carlos, e mbyllin vijën e mbrojtjes.

Në mesfushë, Ronaldinho ka përzgjedhur: Claude Makelele, Frank Lampard dhe Leite Kakan.

Në sulm nuk mungon Lionel Messi, kurse përkrahë tij janë edhe Thierry Henry e Ronaldo. Ky i fundit nuk është ylli i Real Madridit, por braziliani Ronaldo. (Gazeta Olle)

maldini