“Messi është lojtari më i mirë në histori”

Kështu ka deklaruar trajneri i tij, Luis Enrique pas fitores ndaj Manchester Cityt. Ai tha se kësi lojtari nuk ka pasur bota e futbollit kurrë.

“Ne të gjithë e njohim Leo Messin. Ai pa dyshim është lojtari më i mirë në bot, por gjithashtu edhe më i miri në historinë e futbollit”, tha Enrique në konferencën për shtyp.

“Të kesh atë është një plus i madh, por të fitosh tituj, duhet të kesh një skuadër të balancuar dhe kjo është ajo çfarë ne jemi duke bërë”.

Barcelona mundi 1:0 Cityn.