Messi e Ronaldo mund të bashkohen

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të luajnë në një skuadër në takimin UEFA All-Star, raportojnë mediet në Spanjë.

“Mundo Deportivo” raporton se një kompani marketingu i ka propozuar UEFA-s një takim të përvitshëm ku do të ballafaqoheshin Veriu dhe Jugu. Kjo ndeshje është e bazuar në takimin e famshëm të NBA, All-Star Game, ku takohen dy konferencat, lindore dhe perëndimore.

Sipas këtij raporti dyshja më e mirë në botë vjetëve të fundit do të luante për skuadrën e Jugut, që përfshin yjet nga La Liga, Serie A dhe Ligue 1. Në skuadrën Veri do të paraqiteshin lojtarët nga Premier Liga, Bundesliga dhe Rusia.