Messi e nis me gol Kupën e Botës, shënon pas 11 minutave ndaj Arabisë Saudite (Video)

Lionel Messi ka shënuar golin e parë në këtë Kampionatin Botëror.

Ylli argjentinas qysh në minutat e parë të takimit rrezikoi portën e Arabisë Saudite, por portieri i këtyre të fundit e ndali goditjen e tij.

Mirëpo ishte minuta e 11-të e takimit, kur shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi nga penalltia.

Argjentinasi e kishte të lehtë ta mposhte portierin kundërshtar, që kërceu në anën e kundërt të topit.

https://twitter.com/lmfootbalI/status/1594997295757791233?s=20&t=i7uzDxRsydMAN0F-YPQiYg

FIFA-s i pengon edhe fjala ‘Love’, i kërkon Belgjikës t’i ndryshojë fanellat

Argjentina dominon, por shkon në pushim me vetëm një gol epërsi ndaj Arabisë Saudite