Messi dhuron fanelën për bamirësi, Selena Gomez organizon ankandin

Lionel Messi ka dhuruar një fanelë të nënshkruar për bamirësi, me yllin e popit Selena Gomez që do të organizojë ankandin ku do të shitet fanella.

Kjo fanelë tani i është dorëzuar Fondit të Ndikimit të Rrallë, kurse paratë e mbledhura nga shitja e saj do të shfrytëzohen për të ndihmuar financimin e aksesit të shëndetit mendor dhe edukimit për të rinjtë në të gjithë botën.

Gomez do të organizojë këtë ngjarje të mërkurën edhe e ka titulluar “Një natë shkëlqimi dhe reflektimi”, me sugjerime që Messi mund të jetë i pranishëm.

Fanella që Messi ka vënë në dispozicion ishte me ofertën e hapur me 1,000 dollarë dhe pas interesimit të madh për ta blerë aktualisht do të kushtojë 6,000 dollarë. Ky çmim pritet të rritet edhe më tej, raporton Goal.

/Gazeta OLLE/

FFK teston lojtarët, të përzgjedhurit sigurojnë vend në ekipin kombëtar

Ëndrra për Kupën Evropiane vazhdon, kampioni i Kosovës në hendboll mëson kundërshtarin e radhës